75 Mall Live Search
13:13 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dalin pamjet e reja të rrahjes në LDK

Dje gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të nëndegës në Mat, e njohur si Dega e Tretë e presidentit Ibrahim Rugova, në shkollën “Mitrush Kuteli”, delegatët janë rrahur mes veti.

Rrahja mes delegatëve në kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së nuk ka shpëtuar pa të arrestuar.

Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit, policia ka shoqëruar kandidatin për kryetar të nëndegës me iniciale R.G. dhe ish- nënkryetarin Avdullah Krasniqi.

Për këto përleshje kryetari i zgjedhur i nëndegës së Matit, Sherif Vrajolli fajëson ish-kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashin. Sipas tij, ai nuk punon për partinë, por për interesa personale.