10:33 / E Martë, 18 Qershor 2024 / L K

Dalin pamjet e rrahjes masive në një lokal të Lipjanit

Një rrahje masive është parë në lokalin “Green Bar” të Lipjanit.

Dy grupe janë rrahur mes vete rreth orës 21:15 të mbrëmjes.

Gjashtë meshkuj janë arrestuar nga policia, ndërsa pesë nga ta kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/