75 Mall Live Search
15:25 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / B O

Dalin pamjet e rrahjes në tunel, momenti kur trajneri norvegjez sulmon asistentin e Mourinhos

Trajneri i Bodo/Glimt, Kjetil Knutsen sulmoi fizikisht trajnerin e portierëve të Romës pas çerekfinales së Konferencës së Ligës.

Gjithçka ndodhi në tunelin e stadiumit norvegjez kur pas një debati verbal, trajneri norvegjez e sulmoi fizikisht Nuni Santosin.

Komisioni i Disiplinës në UEFA i ka suspenduar dy protagonistët për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Romë.

Knutsen pritet të marr dënim më të ashpër nga UEFA, sidomos pas pamjeve të publikuara sot./Indeksonline/