75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 03 Shkurt 2022 / B O

Dalin pamjet e shtëpisë ku po fshihej lideri i ISIS-it, u shpartallua me urdhër të Bidenit

Me urdhërin e presidentit Biden, ushtria amerikane ka arritur ta kryej një operacion të suksesshëm për eliminimin e një nga liderëve të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al Qurayshi.

Mediat amerikane tanë kanë publikuar pamjet e shtëpisë ku fshihej udhëheqësi i ISIS-it.

“Mbrëmë, nën urdhrin tim, forcat e ushtrisë së ShBA-së në veriperëndim të Sirisë kanë kryer një operacion kundër terrorizmit për të mbrojtur amerikanët dhe aleatët e saj. Falë aftësive dhe trimërisë së Forcave tona të Armatosura, ne kemi hequr nga fusha e betejës Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi-liderin e ISIS-it. Të gjithë amerikanët janë kthyer shëndoshë e mirë nga operacioni. Unë do t’i jap vërejtjet popullit amerikan më vonë këtë mëngjes. Zoti i ruajtë trupat tona.” shkruan Biden në njoftim./Indeksonline/