75 Mall Live Search
10:20 / E Martë, 02 Korrik 2024 / L K

Dalin pamjet, ja pse u përjashtua nga loja trajneri i Sllovenisë

Përralla e Sllovenisë në Euro 2024 mori fund në penallti kundër Portugalisë. Futbollistët e Matjaz Kek rezistuan për 120 minuta, por u eliminuan nga penalltitë.

Selektori slloven u përjashtua nga ndeshja në minutën e 105-të. Situata nuk u pa në transmetimin televiziv, por shpjegimi erdhi më vonë.

Kek u revoltua për shkak të penalltisë së dhënë ndaj Jotës, doli në fushë dhe debatoi me arbitrin dhe në një moment preku në shpatull ndihmësin e tij, që ishin lëvizje të pafalshme./Indeksonline/