75 Mall Live Search
11:37 / E Diele, 06 Qershor 2021 / OSH

Dalin pamjet: Ja si u sulmua Faik Fazliu nga Policia

Anëtari i kryesisë së OVL-UÇK-së, Faik Fazliu, është arrestuar mbremë nga Policia e Kosovës me pretendimin “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Por, në një video të siguruar nga “Indeksonline”, shihet se ndaj Fazliut ka pasur sjellje aspak të mirë.

Madje, ai është shtyrë nga zyrtarët policorë dhe është rrëzuar përtokë. Kujtojmë se Fazliu është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas këtij rasti ai me aktvendim te Prokurorit është ndalur në Qendren e mbajtjes per 48 orë dhe ndaj tij është inicuar rast për “Kanosje ndaj personit zyrtar”.