75 Mall Live Search
19:54 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / AR

Dalin pamjet, kështu e ruajnë truprojat Georgina-n

Një video po qarkullon në rrjetet sociale që tregon metodën e pazakontë të përdorur nga truprojat për të mbrojtur Georgina Rodriguez nga paparacët.

E fejuara e Cristiano Ronaldos tërheq vëmendjen kudo që shfaqet dhe sigurimi i saj ka një truk të veçantë për të larguar fotografët, transmeton Indeksonline.

Për të parandaluar fotografimin, truprojat e saj përdorin fenerë të fuqishëm LED.

Një video virale i tregon ata duke i drejtuar ato drejtpërdrejt nga lente të kamerave dhe duke i ndezur e fikur ato në mënyrë alternative për të prishur mundësinë e bërjes së një fotoje të mirë./Indeksonline/