75 Mall Live Search
10:05 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / Z S

Dalin pamjet/ Këtu u takua Naim Murseli dhe Granit Plava pak para se të kryhej vrasja e liridona Ademajt

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, ka komentuar pamjet e siguruara nga dita kritike, duke shpjeguar lëvizjet e të akuzuarve para ngjarjes.

Sipas prokurorisë, në orën 10:14, nga shtëpia e Naim Murselit del vetë Murseli, i cili më pas merr rrugë drejt pompës së derivateve “Eco Pompa”, e cila ndodhet në fshatin Rakovinë.

Në pamje të tjera shihet duke arritur në të njëjtën pompë të derivateve edhe Granit Plava.

Më pas, sipas pamjeve shihet momenti kur Granit Plava hyn në veturën e tipit “Range Rover”, në pronësi të Naim Murselit.

Sipas prokurorisë, në orën 13:10:55 në pamje shihen bashkë Naim Murseli dhe Granit Plava.