75 Mall Live Search
17:45 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Dalin pamjet kur McGregor sulmon fansin e tij

Ylli i UFC-së, Conor McGregor ishte arrestuar muajin e kaluar, pasi i kishte shkatërruar telefonin një fansi të vet bashkë me sigurimin e tij.

Fansi i tij, sic raporton ‘The Miami Herald’, kishte tentuar të bënte një fotografi me McGregor para se ai t’ia gjuante telefonin në tokë dhe pastaj ta shkelte atë.

McGregor, i cili besohet se kishte qenë duke festuar në klubin e natës LIV, i cili ndodhet brenda hotelit, pastaj e mori telefonin dhe u largua me të në duar, përkundër që e kishte dëmtuar.

Dëshmitë për këtë veprim të 30-vjeçarit, policia i ka siguruar përmes kamerave përreth dhe ai nuk u arrestua në vendin e ngjarjes, mirëpo në vendin e tij në Miami, McGregor e kaloi natën në burg. /IndeksOnline/