13:22 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Dalin pamjet – Momenti kur gjykatësi e liron Ronaldinhon nga burgu

Pas disa javësh në burg, Ronaldinho dhe i vëllai Roberto Assis morën ditën e mërkurë lajmin e bukur se do të mund të shkonin në liri të kushtëzuar, pra në arrest shtëpie, deri sa hetimi i plotë të përfundojë, duke braktisur qelinë ku ndodheshin.

Roberto Assis dhe Dinho kanë paguar 1.6 milionë dollarë i janë marrë nga llogaria e tyre bankare si garanci dhe tashmë do të vazhdojnë të qëndrojnë në një hotel me katër yje në qytetin e Asunsion në Paraguaj.

Ata ishin arrestuar më 5 maj pasi u kapën duke hyrë në Paraguaj me pasaporte të falsifikuar, por edhe për akuzat për lidhje me një personazh maofiz në këtë shtet.

Televizioni ABC i Paraguait ka publikuar një video ku shfaqet gjyqtari Gustavo Amarilla, duke iu drejtuar përmes një video live, ku i shpjegon se çfarë pritet prej tij.

Lumturia e Ronaldinhos menjëherë u dallua gjatë videobisedës, teksa frika më e madhe e gjykatësit dhe prokurorit të çështjes është që mos arratisen, ndaj edhe kanë vendosur polici jashtë ambientit të hotelit.