Dalin pamjet, momenti kur Luka Modric e kapi për fyti ish-lojtarin e Real Madridit

Skuadra e Real Madridit mbrëmë siguroi finalen e Copa del Rey, pasi e eliminioi Real Sociedadin duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5:4.
Në fundin e ndeshjes, ndodhi një përleshje e vogël fizike mes lojtarëve të klubit madrilen dhe atij mysafir, shkruan Indeksonline
Vëmendje të madhe mori mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric.
Modric e kapi për fyti ish-lojtarin e Real Madridit, Takefusa Kubo.
Këtë moment nuk e pa gjyqtari, sepse shumë lehtë ka mundur ta ndëshkoj me karton të kuq mesfushorin kroat.
Kujtojmë që Kubo në të kaluarën ka luajtur te Real Madridi./Indeksonline./