19:27 / E Diele, 12 Qershor 2022 / C E

Dalin pamjet nga përplasja e Donnarummas me një tifoz, i cili e ofendoi pas ndeshjes Angli – Itali

Gianluigi Donnarumma ishte shënjestër e ofendimeve nga një tifoz italian pas barazimit pa gola të Italisë me Anglinë. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën mbrëma.

Teksa portieri italian po largohej nga stadiumi “Molineux”, një tifoz në distancë u dëgjua duke e ofenduar atë, sipas “Calciomercato”.

Donnarummas padyshim se nuk i pëlqyen këto ofendime dhe reagoi duke u kthyer së ecuri drejt tij. Pas disa sekondash bisedë, portieri i Paris Saint-Germainit u ndal pastaj me disa tifozë të tjerë, të cilët ishin në përkrahje të tij.

Sipas disa raportimeve, tifozi thuhet se ishte një mbështetës i Milanit. Ai duket se ende nuk e ka harruar largimin e 23-vjeçarit nga “San Siro”.

Nuk është e qartë saktësisht ende se çfarë u tha mes përplasjes së tifozit dhe Donnarummas, por është e qartë se gardiani i Italisë ishte i zemëruar siç vërehet edhe përmes tonit të tij dhe gjuhës së trupit.