11:35 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / B O

Dalin pamjet, Pique dhe e dashura e re e tij shkojnë bashkë si çift në një dasëm

Gerard Pique dhe Clara Chía nuk fshihen më. Pavarësisht se asnjëri prej tyre ende nuk publikon foto së bashku në rrjetet sociale, ata tashmë publikisht shfaqen si çift.

Pique bashkë me Chian kanë shkuar në dasmën e një prej shokëve më të mirë të tij, ndërsa imazhet janë publikuar në revistën “Hola”.

Chia kishte veshur një fustan të gjatë me vija në ngjyra të ndryshme.

Lojtari i Barçës ka zgjedhur një kostum, me këmishë të bardhë dhe pa kravatë./Indeksonline/