09:12 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Dalin pamjet, politikani i njohur gjerman i shtrirë për toke, arrestohet nga Policia

Politikani i njohur gjerman, Karsten Hilse, është duke u hetuar nga drejtësia e shtetit të tij.

Deputeti i AfD-së është arrestuar nga policia gjermane, sepse ia kishte treguar policisë një certifikatë të falsifikuar gjatë një proteste dhe në të njëjtën kohë i kishte rezistuar arrestimit.

Hilse po merrte pjesë në një protestë ndaj masave pandemike të vendosura nga shteti gjerman. Sipas policisë, oficerët folën qetë me politikanin, duke ia bërë me dije se ai duhet ta vinte maskën, shkruan Indeksonline.

Ai s’kishte pranuar këtë gjë, duke u treguar atyre një certifikatë të falsifikuar. Ai kishte mbajtur me vete një certifikatë mjekësore që e liroi nga kërkesa për maskën.

Sidoqoftë, policia e vërejti falsifikimin e saj, sepse nuk kishte asnjë sëmundje specifike të cekur në certifikatë.

Imuniteti, sipas një zëdhënësi të policisë, mbron në disa raste nga ndjekja penale e mëtejshme, por jo “nga masat e para të policisë”./Indeksonline/