75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / G T

Dalin pamjet se çfarë ndodhi mes Acerbit dhe Martinezit, mbrojtësi spanjoll e mohon se e pështyu italianin: Nuk e bëra!

Skuadra e Interit siguroi kualifikimin në finalen e madhe të UEFA Champions League, pasi mposhti 4:3 Barcelonën në “Guiseppe Meazza”.

Te goli për 2:0, ndodhi një incident që nuk u kap nga kamerat kryesore. Ishte mbrojtësi Acerbi dhe Martinez që u kapten me njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline

Sot është mësuar edhe arsyeja pse ndodhi kjo “përleshje” e lehtë mes lojtarëve pas golit të mesfushorit Hakan Calhanoglu.

Martinez e pështyu lojtarin kundërshtar, kjo ishte arsyeja pse Acerbi ndali së festuari.

“Acerbi festoi para fytyrës sime. Ishte një reagim i panevojshëm nga ana ime. Por, unë nuk e pështyva. Nëse do ta bëja do të përjashtohesha nga loja, padyshim”, u shpreh mbrojtësi i Barcelonës.

E në të vërtetë, këto pamje tregojnë ndryshe./Indeksonline/