Dalin pamjet se si Firmino e mashtroi Kepan te goli i dytë

Kepa Arrizbalaba ishte edhe një herë fytyra tragjike e Chelseat, pasi këta të fundit humbën 2-0 në shtëpi9 ndaj Liverpoolit në Ligën Premier.
Pjesa e parë përfundoi pa gola në Stamford Bridge, derisa e dyta solli dy sosh të shënuara nga Sadio Mane.
Por, goli i dytë i senegalezit ishte fatal për Arrizabalagan që ra në grackën e Roberto Firminos që i kërkoi të pasonte topin te lojtarët e Chelseat.
Spanjolli u nxitua menjëherë dhe nga aty përfitoi Mane që shënoi me lehtësi në portën e tij, ndërsa pamjet nga ai moment janë bërë virale në internet.
Frank Lampard e kritikoi Kepan për gabimet e tij të bëra jo vetëm ndaj Liverpoolit, por edhe në ndeshjen e parë ndaj Brightonit.
Look at bobby telling kepa what to do ?????????? pic.twitter.com/ycyJ5nIqw7
— thiago jota (@bksarpong) September 21, 2020