Dalin pamjet, serb e shqiptarë tentuan vjedhje të rëndë në Kaçanik
Tentuan ta thyenin dritaren e pasme të argjentarisë, Policia arrestoi dy shtetas serbë dhe tre shqiptarë në Kaçanik.
Pamjet e publikuara nga faqja lokale “Sje kaçanikli, nëse”
Ndryshe, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren e një artarie në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur dhe arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas të Serbisë: M.M. (36 vjeç) dhe D.T. (35 vjeç), të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer veprën penale “Tentim vjedhje e rëndë”.
Po ashtu, rreth të njëjtës kohë, një patrullë tjetër policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin tre persona të dyshuar, shtetas kosovarë: L.M. (48 vjeç), B.H. (42 vjeç) dhe R.F. (28 vjeç), të cilët janë shoqëruar në stacion policor.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësia e Hetimeve, e cila ka kryer ekzaminimin e vendit dhe ka konfiskuar mjete të dyshuara të përdorura për kryerjen e veprës penale, si: shufër metalike (hebell), dana, çelësa të ndryshëm, kaçavida, një mjet i mprehtë (skalpër), si dhe doreza.

