75 Mall Live Search
16:33 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / AR

Dalin para Gjykatës në Pejë 16 të arrestuarit për fajde

Sot kanë dalë para Gjykatës Themelore në Pejë 16 të arrestuarit për fajde.

Ata u arrestuan gjatë ditës së djeshme, derisa Policia ka njoftuar se aksioni është kryer në 21 lokacione.

Prokurorja e çështjes, nga departamenti për krimet e rënda, Sahide Gashi ka treguar se me këtë rast janë ngrirë pasuri mbi 5 milionë euro.

Indeksonline ka raportuar për këtë rast teksa ka siguruar disa nga fotografitë e të arrestuarve, si dhe veturat e sekuestruara nga Policia e Kosovës.