Dalin para gjykatës të dyshuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh.
Shabani dhe Qerimi dyshohet të kenë mbledhur dhe dërguar informacione në adresën e BIA-s serbe, lidhur me UÇK-në, Policinë e Kosovës, AKI-në dhe IPK-në.
Ndaj tyre, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në shkurt të këtij viti, duke e ngarkuar Shabanin me akuzën për spiunazh, ndërkaq Qerimin për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje./IndeksOnline/

