19:20 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Dalin përfundimet e analizave për mjekët e Durrësit

Kryeministri edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta MAnastirliu kanë dalë në një komunikim në rrjetet sociale ku kanë folur për situatën në vend për shkak të koronavirusit.

Manastirliu tha se nga kampionet që janë bërë në Spitalin e durrësit ku edhe u nda nga jeta një e moshuar, mjekët dhe infermierët kanë dalë negativ.

Rama: E gjithë puna është e përqëndruar në zyrë, asnjë hap jashtë zyre, dhe nga ana tjetër kjo punë ka nevojë për komunikim, aq më tepër që paralelisht jemi duke luftuar një pandemi dhe një infodemi. Përveç lajmeve të pasakta, informacioneve të paidentifikuara, janë edhe të qëllimta, siç ndodhi dje dhe siç ndodhi sot. Kanë një përgjegjësi të madhe dhe në vend që të mbajnë përgjegjësi si në gjithë botën, kur vihen në emergjencë për dfatkeqësinë natyrore apo një virus të rrezikshëm, nuk ka politikë, nuk ka propagandë, nuk ka avaz si në ditët e zakonshme. Po ia jap fjalën edhe Ogertës që e kam këtu afër, për të dhënë një lajm shumë të mirë që sikurse u tha, propaganda e pavetëdijshme dha panik për njerëzit për situatën në Durrës.

Manastirliu: Dua ta ndaj për të parën herë këtë lajm me ju, pasi propaganda vijon të japi lajme të rreme dhe që ngjall panik, jo vetëm tek qytetarët, por edhe tek stafi mjekësor. Dua t’ju informoj se nga kampionët e bërë në spitalin e Durrësit të gjithë mjekët dhe infermierët kanë rezultuar negativ. Pra ata kanë bërë një punë në përp[uthje me të gjitha rregullat. Ndërsa po vijon një marrje kampinësh i dytë.