07:01 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

Dalin përgjimet e reja: Cili ishte roli i grave në klanin Habilaj?

Ishte data 19 nëntor 2013 kur Moisi Habilaj kthehej ne Itali, duke zbarkuar ne Bari, sipas listës se pasagjereve qe ka vene ne dispozicion vetë kompania “Adria Ferries”.

Pas mbërritjes në Pulia u bashkua me një tip te quajtur Asllan, shqiptar dhe shok rrugë, po kërkonte informacion se ku e kishte lënë makinën vëllai i tij Florian (Lolo) me të cilën të shkonte me tej ne Sicili, raporton “Panorama”.

Asllanin do ta merrte me vete deri në Messina. Gjatë rrugës Mosisiu përmes gruas se tij Lina fiksonte takimin me Meridian Sulaj. Pasi u takuan ata diskutonin rreth ngarkesës qe i ishte sekuestruar ne gusht.

Meridian: Po nëse flisnin këta gjerat do shkonin ndryshe

Habilaj: Po sigurisht që do ndryshonin gjërat

Meridian: sigurisht, rri i qetë, kjo është një gjë e imja tani

Habilaj: Gjërat do ishin ndryshe Merdian: Sepse vetëm atje ndodhi, nuk duhet te ndodhte kjo. T’i q.. robt, unë doja të shkonte mire kjo, kështu t’i shikon se çdo 10 dite do e kesh këtu ‘makinën’, çdo 10 ditë Patrasso­ Catania

Meridian: Do kishim mbaruar, gjysma e punës ishte brenda, gazetat thonë se 3­4 pako i mori deti, të zinjtë (policet) ishin të gjithë kalamaj

Habilaj: Të kisha një kallashnikov do i kisha shtrire, bam, bam, bamImage