Dalin përgjimet e reja, një biznesmen i kërkon vajza ‘Zogut të Tiranës’, zbulohet edhe estetistja tutore

Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” ishte i përfshirë në një rrjet të gjerë prostitucioni, duke vënë në shfrytëzim vajza të reja dhe meshkuj, nga të cilët ai merrte përqindjen e tij për çdo marrëdhënie seksuale që ata kryenin. Mes personave që bashkëpunonin ngushtë me “Zogun”, ishte dhe një pronare salloni bukurie Anjeza Bena dhe dy vajza F. S. dhe B. K. Ndërsa vajzat që binin në “grepin” e Zogut dhe këtyre dy tutoreve ishin të shumta, ku nuk mungojnë dhe vajzat e showbizzit shqiptar si modelja E.A, gazetarja A.F. një efektive policie me inicialet D.B, këngëtarja E.Sh. e shumë vajza të tjera të panjohura, por që punonin rregullisht.

Këto vajza për zogun e Tiranës, përbënin “Grupin e Gatshëm” të tij, ndërkohë në përgjimet që sjell sot “Shqiptarja.com” zbulohen të tjera biseda me personazhe të ndryshëm, gey, pronarë restoranti, dhe tutoret si Anjeza Bena apo B. K. Anjeza Bena në komunikimet që kryen me Zogun, i kërkon këtij të fundit që ti gjejë vajza për “sfilatë”, duke i rekomanduar dhe emra konkretë, përmend dy vajza “E.” apo “K.”, po Zogu i përgjigjet se nuk mund ti gjente dot në atë kohë.

Hermes Nikaj telefonon
një person tjetër, femër ende e paidentifikuar dhe mes tyre zhvillojnë këtë
bisedë:
Zogu:Ta hangsha shpirtin ke punuar ti?
Femra:Jo fare, ke ndonjë shoqe me na sjellë?
Zogu:Unë tani po dal nga shtëpia dhe do të sinjalizoj unë
Femra:Mirë e ke vetë parasysh
Zogu:Mos u mërzitë. Si është M……, pa punë?
Femra:Jo pa punë, në punë në punë është
Zogu:Shyqyr…
Femra:Në punë është,punon atje në Kamëz
Zogu:Mirë ça do bëjë e shkreta
Femra:Mirë në qoftë se ke ndonjë punë andej, e di vetë ti që e di unë. Mirë.
Zogu:Po mi, hajt hajt.

Anjeza Bena:Na gjej ndonjë p…, se për qef o shpirt, jo për hall
Plot 12 ditë pas këtyre bisedave në orën 10:48 (Zogu i Tiranës) është telefonuar nga Anjeza Bena, pronare e një qendre estetike në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet dhe të dy së bashku zhvillojnë një bisedë, ku Anjeza Bena i kërkon vajza Zogut dhe siç thotë ajo i do për qejf jo për hall. Bena i flet Zogut në mënyrë të koduar, duke i pohuar se vajzat i do për “sfilatë”, duke nënkuptuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Më konkretisht mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë, ku Anjeza i sugjeron Zogut që të bisedonte me një vajzë që quhet “E”:
Zogu:Hiç,do takoj një shok se nuk e kisha takuar ka kohë
Anjeza:Po do kemi ndonjë gocë, për naj sfilatë më thuaj, 1 ose 2, kemi një rast
shumë të mirë, po “E” (përmend emrin e një vajze) i the ti?
Zogu:Jo nuk e kam ba hala muhabetin, ka qenë shumë e hallakatur, as nuk e kam
takuar
Anjeza:Ça bëhet mo?
Zogu:Asgjo, të zakonshmet. Tërhiqe mos e këput
Anjeza:Po si të gjithë
Zogu:Si të gjithë, çfarë do bëjmë?
Anjeza:Ti s’more hala dhuratën e ditëlindjes. Ti je rehat komplet, do më
kujtosh se ta kam nda parfumin
Zogu:E di, po po.
Anjeza:Po më shif noj p…,s’ka ndoj p…
Zogu:Se di ça të them shpirti jote, aman ku ti gjej
Anjeza:Po për qef o shpirt, si do njeri për hall
Zogu:E di e di, por çfarë të them unë, këto janë
Anjeza:Kuptoj,po “K” (përmend emrin e një vajze) ku e kemi?
Zogu:Se di, se kam takuar fare, ka 1 jave
Anjeza:Ku mblidhet ajo,dëgjohemi?
Anjeza:Po mirë i the “M” (përmend emrin e një vajze), ça tha?
Zogu:Po i thashë, do ta japi Shpresa një kafe 20 mijë lek
Anjeza:Ça tha, do t’ja jam me gjithë men, se bej veten për 20 mijë lekë apo 30
mijë lekë.
Zogu:I thashë
Anjeza:I the, kur ishte tani ajo?
Zogu:Tashti ishte tek çuni vetë
Anjeza:Në uzinë traktori?
Zogu:Nuk e di, do ta takoj “F” djalin e vetë, unë se mbarova emisionin
Anjeza:Mirë ma çon dot numrin e ‘M’ (përmend emrin e një vajze) me mesazh?
Zogu:Ta çoj unë numrin e ‘M’ tashi.
Zogu:068XXXXX031 numri i ‘M’
Biseda me pronarin e restorantit të peshkut
Në datën 22 korrik 2019, Hermes Nikaj telefonohet nga një biznesmen në Tiranë,
që menaxhon një restorant peshku, i cili është identifikuar me emrin “Turi”.Të
dy së bashku flasin në mënyrë të koduar, dhe sapo mbërrin vajza, “Turi” i thotë
Zogut se ka vend pune në restorant për kuzhiniere, dhe mos diskutonte fare
asnjë fjalë. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:
Zogu:Hë zemra
Turi:Hë zemra nga bëhet
Zogu:Hiç të bëfsha
Turi:Mirë mo mirë
Zogu:Donte të punonte kjo tek ty
Turi:Ça të punonte mo vëlla?
Zogu:A e kupton?
Turi:Lere e mora vesht, të vijë patjetër. Ka vend për kuzhiniere, mos e diskuto
fare.
Zogu:Ok, sa të bëjë e përgjithshmja
Turi:Kur do vish sot
Zogu:Jo sot, nesër ose pasnesër.
Turi:Ok, nesër në darkë. Paradite kur të duash, vetëm më lajmëro se po merrem
me shpinë e re.
Zogu:A do me njoftu, hajt se të shkruaj unë…
Teksa “Zogu” ka gjetur vajzat ai ka telefonuar të nesërmen
biznesmenin “Turi” dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë?
Turi:Po
Zogu:Do bëhesh gati për sonte
Turi:Po po, po më në rregull
Zogu:Hajt
Turi:M’rregull
Zogu:Hajt mirë ju gjeça
Turi:Hajt
Zogu:Hajt
Turi:Çao çao, mirë ardhsh
Zogu:Hajt
Pas kësaj bisede Hermes Nikaj është mbajtur në vëzhgim nga agjentët e policisë së Tiranës, ku është Nikaj është i shoqëruar me dy vajza të moshës 20 dhe 30 vjeçe. Hyjnë në hotel që ndodhet pranë “Pazarit të Ri”, dhe pasi qëndrojnë rreth 1 orë e 30 minuta, në 23:15 Hermes Nikaj dhe dy vajzat që e shoqëronin largohen në drejtim të bar “A****” në rrugën “Don Bosko”.