19:44 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dalin projeksionet e Samsungut që palohet

Drejtori i Samsung Mobile, DJ Koh, ka thënë se është koha për të ofruar një telefon celular që palohet.

Thashethemet kanë qarkulluar për një kohë, por Koh sugjeron se nisja mund të jetë brenda disa muajsh, transmeton Indeksonline.

Tani kompania duket e sigurt se ka kërkesa të mjaftueshme për një telefon të palosshëm. Kështu janë publikuar fotografitë e para të projeksioneve të një telefoni të tillë.

Edhe pse ndërtimi i një pajisjeje që mund të paloset është i komplikuar, Koh tha se zhvillimi në koncept është “pothuajse i përfunduar”./Indeksonline/.