21:16 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Dalin rezultatet e COVID-19 për KF Vushtrria

Janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me COVID19 në Kosovë, të gjitha nga komuna e Prizrenit.

Ndërsa, IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar edhe 2 persona.

E, Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri Sylejman Meholli, ka dhënë lajme të mira nga kjo komunë sa i përket COVID19.

Ky është postimi i plotë i tij:

Afër 40 testime për Covid 19 janë kryer sot për qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, në mesin e tyre edhe futbollistët dhe stafi i Klubit të Futbollit Vushtrria, të gjithë kanë rezultuar negativ!

Dhashtë Zoti po përfundon kjo sprovë dhe së shpejti gjitha veprimtaritë ekonomike, arsimore, sportive, administrative etj, t’i kthehen normalitetit!