11:23 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dalin rezultatet e pranimit të studentëve në konvikte

Qendra e Studentëve në  Prishtinë ka shpallur  rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte  për  vitin  akademik  2018/2019.

Konkursi  ishte  i  hapur, nga data  04  deri 13  shtator  2018, ku gjatë  këtij  afati  kohor  për  strehim  në  konvikte  dhe  për  ushqim në mensë kanë  aplikuar      7100 studentë, transmeton Indeksonline.

Kapaciteti  për  banim  në  konvikte  është  rreth  4000  ndërsa për  studentët e sektorit  privat  kapaciteti  i  shujtave  për  mensë  është  1500.

Afati për ankesa  eventuale  është  me  datat  24  dhe  25 shtator  2018.

Paraqitja e ankesat  do të bëhet  përmes sitemit  ONLINE  në  adresat  zyrtare     në  webfaqen  qs.rks-gov.net  dhe  përmes  profilit  zyrtar  Facebook  Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit  të  ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave  do të  bëhet nga Komisioni  për  ankesa.

Këtu shikoni listën e të pranuarëve./Indeksonline/