75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Dalin rezultatet për 26 të testuarit e personelit të Spitalit të Pejës

Mbrëmë janë publikuar rezultatet e 26 personave të testuar për COVID-19 nga personeli i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Për fat të mirë të gjithë këta 26 pjesëtarë të personelit rezultuan negativ.

“Ky është lajm i mirë për personelin tonë, por dhe për pacientët që mund të ndihen të sigurt gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftimin e spitalit, transmeton Indeksonline.

Tutje u theksua se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë testuar gjithsej 61 pjesëtarë të personelit.

“Rezultatet negative janë inkurajim për punën e personelit të Spitalit të përgjithshëm në Pejë”, thuhet tutje në njofim./Indeksonline/