75 Mall Live Search
23:21 / E Premte, 14 Shkurt 2025 / FR

Dalin të dhënat e para të votave për kandidatët e VV-së në Podujevë, rezultate befasuese

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet po vazhdon edhe sot.

Në tri nga qendrat të vendvotimeve ku po mbahet numërimi i votave janë bërë publike edhe votat e kandiatëve të VV-së në Podujevë.

Në fotot e siguruara nga Indeksonline më së shumti vota ka marrë kandidati për kryeministër Albin Kurti. Ai ka arritur që të marrë 417  vota.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka arritur të marrë gjithsej 293 vota.

Më poshtë mund të shihni të gjithë kandidatët e VV-së që siguruan votat për deputet në zgjedhjet e 9 Shkurtit./IndeksOnline/