20:17 / E Premte, 26 Maj 2023 / A. M.

Dalipi pas reagimeve amerikane: Ta mbyllim syrin për sulmet ndaj institucioneve tona, “jo faleminderit”

Luan Dalipi, shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas bashkësia ndërkombëtare kritikoi Qeverinë e Kosovës për zhvillimet në Veriun e Kosovës – Dalipi është kundërpërgjigjur duke thënë se “ta mbyllim syrin ndaj sulmeve të institucioneve tona, “jo faleminderit”.

Ai po ashtu ka thënë se ”huliganët në Veri janë të paguar nga Beogradi”.

‘’Nuk ka alternativë për ruajtjen e shtetit ligjor dhe demokracisë. Nëse ruajtja e ‘stabilitokracisë’ do të thotë mbyllja e syve ndaj sulmeve të orkestruara kundër institucioneve tona nga një grusht kriminelësh dhe huliganësh të paguar nga Beogradi dhe në listën e zezë të Thesarit në SHBA, atëherë jo faleminderit”, ka thënë ai.

Më tutje, Dalipi e ka krahasuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq me diktatorin famëkeq, Sllobodan Millosheviq.

”Autoritarja e krahut të djathtë me lidhje të forta me Moskën Vuçiç, i cili përdor taktikat e viteve ’90 të Millosheviçit për nxitjen e dhunës dhe urrejtjes, po orkestron një tjetër dhunë në veri të Kosovës. Kjo është për të larguar vëmendjen nga problemet në vendin e tij Serbinë”, ka deklaruar ai.