Daliq flet në konferencë për ndeshjen me Argjentinën: Presioni është tek ta!

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq ka dalur në konferencë bashkë me Ivan Perisic për të folur për ndeshjen e nesërme ndaj Argjentinës.
Selektori kroat ka thënë se presioni është tek Argjentina dhe se Kroacia nuk i ka aspak frikën rivalëve.
“Ne arritëm në katër skuadrat më të mira në botë dhe ky është një sukses i madh për Kroacinë. Është një gjë e madhe që kemi arritur të bëjmë këtë gjë në dy kampionate botërore radhazi. Ne po luajmë kundër Argjentinës së madhe, të udhëhequr nga Lionel Messi. Ka më shumë presion mbi ta. Ne e dimë se si luajnë dhe në cilin drejtim duan të shkojnë. Unë jam optimist dhe besoj te lojtarët. Ata treguan cilësi dhe karakter. Pa këtë nuk do të kishim hyrë në gjysmëfinale. Nuk do të përshtatemi me kundërshtarin, do të luajmë lojën tonë. Kemi forcë, vullnet dhe energji. Ne kemi dhënë maksimumin në çdo ndeshje dhe do të bëjmë të njëjtën gjë kundër Argjentinës. Djemte jane gati.Nuk do t’i pyes djemtë nëse janë të lodhur, nuk duan të dijnë për asgjë përveç fitores” ka thënë Daliq./Indeksonline/