14:12 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / B O

Daliq flet për finalen me Marokun: Është finalja e madhe e një bote të vogël

Zlatko Daliq ka thënë se Kroacia do e jap maksimumin që të kthehet me medalje nga Botërori në Katar.

Selektori kroat e ka quajtur si finale të një bote të vogël ndeshjen e nesërme ndaj Marokut.

“Ne e hapëm Kupën e Botës me Marokun dhe do ta mbyllim me ta. Marokenët janë surpriza më e madhe e kampionatit, ata arritën në mënyrë sensacionale në gjysmëfinale, duke eliminuar Spanjën dhe Portugalinë dhe duke u bërë kombi i parë afrikan që e bën këtë. Me medaljen do të shkruanin veten me shkronja të arta në historinë e futbollit botëror. Por, kjo është edhe një finale e madhe për ne. Ata mendojnë njësoj si ne, ndaj do të luajmë me skuadrën më të mirë. Kjo është finalja e madhe e një bote të vogël” ka thënë Daliq./Indeksonline/