Daliq mes lotëve: Këtij futbollisti i kërkoj falje, e marr përgjegjësinë për dështim

Zlatko Daliq ka dalur sot përsëri në konferencë pas eliminimit të Kroacisë në Euro 2024. Selektori kroat ka thënë se e merr përgjegjësinë për dështim.
“Tifozët ishin forca dhe mbështetja jonë e madhe. Nuk e di nëse Kroacia ka pasur ndonjëherë këtë lloj brohoritjeje. Ne sollëm 100,000 kroatë kudo ku luajtëm. Kjo do të thotë se kombëtarja është bërë lëvizje, kult, simbol i kombit. Falë këtyre djemve, ata erdhën, ishin të gjithë bashkë, duke brohoritur për Kroacinë. Ata treguan sërish bashkimin dhe unitetin e të gjithëve ne. Secili prej nesh ka klubin e tij, por kombëtarja është e para. Asgjë nuk do të më tronditë në jetë, asnjë humbje dhe fitore. Unë e di rrugën time, e di që punoj me ndershmëri dhe nder, se është përgjegjësia ime. Unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë dështim, është dështimi im. Unë jam një përzgjedhës që së bashku me kolegët e mi përcaktojmë taktikat dhe lojtarët, mënyrën, çfarë dhe si të luajm. Siç kam ditur të përballoj sukseset dhe të gjitha këto për 6-7 vjet, do të luftoj edhe me dështimin. Unë do të jem i palëkundur, i vendosur dhe këmbëngulës në rrugën time. Nuk është koha për të menduar se çfarë do të bëj më pas. Nuk do të kërkoj alibi, fajin e kemi vetë. Nuk jam emocional, thjesht them atë që kam në zemër dhe në shpirt, që më shqetëson. Jam i zhgënjyer, i trishtuar që nuk ia dolëm. Por nuk do të zhgënjehem, mund të jem vetëm krenar. Ky është vetëm një rezultat që vjen në jetë. Humbja nuk është fundi i botës” ka thënë Daliq.

Selektori kroat ka thënë se një lojtari do t’i kërkojë falje, shkruan Indeksonline.
“Janë 24 lojtarë, jo të gjithë mund të luajnë. Sot do të kem një takim me lojtarët, do t’i falënderoj të gjithë për drejtësinë dhe durimin. Ata janë aty, ishin shumë korrektë, faleminderit për këtë muaj disipline, rregulli dhe korrektësie. Falenderimet dhe faljet më të mëdha shkojnë për Domagoj Vida . Ai është me ne, nuk ka luajtur asnjë minutë, dhe ky është një njeri gjigant i futbollit kroat. Legjendë. Unë do t’i kërkoj falje vërtet, megjithëse normalisht nuk i kërkoj falje askujt, por ai e meriton. Ai nuk tregoi ndonjë pakënaqësi dhe e di që është e vështirë dhe e gabuar për të. Ai meriton faljen, lavdërimet dhe falënderimet e mia” ka thënë Daliq./Indeksonline/