14:02 / E Diele, 08 Dhjetor 2019

Dalja e dhëmbëve të bebes

Rreth muajve gjashtë, shtatë të jetës (mund të ndodhë më shpejt, ose më vonë, e rëndësishme është të mos humbet durimi) fillojnë të dalin dhëmbët e parë të foshnjave.

Nëntëmbëdhjetë dhëmbët e tjerë, fillojnë të dalin njëri pas tjetrit derisa të dyja nofullat mbushen plotësisht. Dalja e të gjithë dhëmbëve të qumështit përfundon rreth muajit të tetëmbëdhjetë.

Në fazën e parë të daljes së dhëmbëve, bebja do të njihet me mrekullitë e përtypjes dhe thithjes, duke futur në gojë çfarëdo lloj sendi që ka në duar.

Për të shmangur futjen në gojë të sendeve të ashpra dhe plot mikrobe, qëroni karota dhe jepjani në dorë për të kruar dhëmbët. Nëse nuk keni karota, atëherë përdorni rrethin klasik që shitet në farmaci.

Me daljen e dhëmbëve, bebet do të zbulojnë shije të reja, por edhe nëse nuk duket shumë i interesuar mos e detyroni.

Mund t’ia shuani kureshtjen me copa të vogla frutash dhe zarzavatesh, në mënyrë që të mësohet me shijet e reja. Kur i jepni copa shumë gjëra të vogla, qëndroni pranë, për të shmangur rrezikun e mbytjes.

Po ashtu, bebet duhet të pinë shumë ujë të freskët për të freskuar mishrat e dhëmbëve, si dhe për të zëvendësuar lëngjet e humbura me shtimin e sekrecioneve të pështymës.