75 Mall Live Search
08:52 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dalja e Kimit në qytet, ajo krejt i “çmend”

Linja e saj e “KKW Beauty” vlerësohet të jetë prej 100 milionë dollarësh që kur ajo e themeloi dy vjet më parë.

Dhe Kim Kardashiani festoi suksesin e saj mbresëlënës të martën mbrëma me një festë të organizuar edhe për festë e Krishtlindjeve, duke festuar KKW Beauty dhe linjën e saj me motrën 22-vjeçare Kylie Jenner, transmeton Indeksonline.

Ylli 39-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashians” festoi në Malibu në një restorant japonez, ndërsa kishte të veshur një fustan blu që theksonte vijat e saj perfekte.

Veshja e shkurtër e Kimit tregoi figurën e saj seksi, e cila kombinoi veshjen e saj me një palë çizme të gjata deri te gjuri.

Kimi ndau këtë pamje atraktive dhe festive edhe në Instagram me adhuruesit e saj.

Gruaja e Kanye Westit, gjithashtu u pa në shoqëri të së motrës Kylie dhe nënës së saj, Kris Jenner./Indeksonline/