11:50 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / k.v

Dalja në votime në Dragash tejet e ulët

Sot në 19 komuna të Kosovës po mbahet balotazhi për të zgjedhur kryetarët e rinj.

Ndryshe nga raundi i parë i mbajtur me 22 tetor, këtë të diele numri i votuesve është tejet i vogël, raporton Indeksonline.

Të dhënat e fundit që vijnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se Komuna e Dragashit shënon më së paku votues, ku deri në orën 11:00 kanë dalë vetëm 1.896 votues apo kthyer në përqindje i bie 4,70%./Indeksonline/