12:18 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Dalja publike e UÇK-së – Rexhep Selimi, autori i deklaratës komenton momentin historik (Video)

Më 28 nëntor të vitit 1997, në Llaushë të Skenderajt, në varrimin e mësuesit Halit Geci, kanë dalë për herë të parë para opinionit publik, pjesëtarët e UÇK-së, Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi.

Rexhep Selimi udhëton sot (e enjte 5 nëntor 2020) për në Hagë, pas ngritjes së aktakuzës kundër tij nga Gjykata Speciale.

IndeksOnline ju sjell videon ku Rexhep Selimi komenton momentin historik të daljes publike të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Shikoni videon e mëposhtme