Dalje jo e knaqshme e votuesve në Lipjan në orët e paraditës
Sot në gjithë Kosovën po mbahen zgjedhjet parlamentare. Ashtu si në çdo komunë tjetër edhe në qytetin e Lipjanit po votohet.
Në një prononcim për Indeksonline, Zyrtari i Lartë i KKZ-së në Lipjan, Hamz Kadriu u shprehë se dalja e votuesve deri më tani nuk ka qenë e knaqshme.
“Gjithçka ka shkuar në rregull. Të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 07:00. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë ekses më të vogël. Procesi është ka shkon mirë. Deri më tani kemi vizituar tri qendra. Numri i votuesve, dalja e tyre nuk është aq e knaqshme, është koha e paraditës, me siguri do të shtohet numri i tyre. Kemi pasur 2-3 raste ku kanë mungu komisionerët por i kemi zëvendësuar.”, u shprehë ai./Indeksonline/