75 Mall Live Search
08:28 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / A. M.

Dallavere me veturë në Zveçan

Raportohet se në Zveçan, nga Qendra e Automjeteve të Kosovës, është vërejtur një parregullësi.

Është pranuar njoftimi se gjatë verifikimit të dhënave të një veture pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, është vërejtur se disa nga simbolet e VIN numrit nuk janë të stampuara sipas standardit si dhe tiketa e prodhuesit dyshohet se është e rivendosur.

Në konsultim me prokurorin vetura në fjalë është sekuestruar përkohësisht. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.