75 Mall Live Search
12:02 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / H F

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin zgjedhor në Malishevë, dhe ndalimin e 18 prej tyre për 48 orë, Prokuroria Themelore në Gjakovë do të dalë me detaje.

Kryeprokurori Enis Gashi, së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (28 janar 2026) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën e Malishevës.

Konferenca do të mbahet sot në orën 15:00./IndeksOnline/