13:43 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dallimi i çmimit të derivateve midis kompanive deri në 9 centë, në vendin tonë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se tashmë ekziston një llojshmëri më e madhe e çmimeve të naftës, gjë që sipas tyre nuk ka qenë rasti në të kaluarën.

“Tashmë kur kanë kaluar mbi një muaj që kur Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka marrë vendim në lidhje me Rastin Nafta, inspektorët hetues të AKK-së kanë dalë sërish në terren për t’i monitoruar çmimet e derivateve të naftës në këtë treg. Nga monitorimet e bëra është vërejtur se tashmë ekziston një llojshmëri më e madhe e çmimeve të naftës, gjë që nuk ka qenë rasti në të kaluarën.”, thuhet në njoftim e AKK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre është vërejtur se dallimi i çmimit të derivateve mes kompanive në disa raste ka arritur deri në 9 centë.

“Më konkretisht, është vërejtur se dallimi i çmimit të derivateve mes kompanive në disa raste ka arritur deri në 9 centë, duke i mundësuar kështu konsumatorëve që të zgjedhin ndërmarrjet që ofrojnë çmimin më të ulët të këtij produkti apo më të lartë, bazuar në cilësinë e preferuar. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës synon që të avokojë tek ndërmarrjet për respektimin e politikave të konkurrencës dhe është e interesuar që kurdo që është e mundshme të evitohen dënimet”.

Në këtë kontekst, AKK shprehet e kënaqur për vetëdijesimin dhe diciplinimin e ndërmarrjeve të këtij tregu dhe fton të gjitha ndërmarrjet që të respektojnë politikat dhe ligjet e konkurrencës.

Siç është bërë e ditur, Autoriteti i Konkurrencës do të vazhdojë monitorimin sistematik të tregut dhe fton të gjithë konsumatorët dhe aktorët e tjerë që të lajmërojnë çfarëdo rasti që ata mund ta konsiderojnë si shkelje e konkurrencës