Dallimi në mes hapësirës së brendshme dhe të jashtme në stadiumin “Riza Lushta”, si “nata me ditë”

Përmes disa pamjeve të publikuara nga Presidenti i Trepës ’89 është treguar dallimi në mirëmbajtjen e stadiumit të klubit “Riza Lushta”, në pjesë e brendshme dhe të jashtme të saj.
Nga pamjet e publikuara shihet që brenda stadiumi është mirëmbajtur në mënyrë më të mirë të mundshme kurse nga jashtë është thuajse i mbuluar nga mbeturinat, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu është bërë e ditur që pjesa e brendshme e stadiumit mirëmbahet nga kryesia e klubit kurse në pjesën e jashtme të tij nuk ka kompetenca kjo kryesi.
Përveq tjerash Abedin Zeka ka thënë që shpreson se kjo pandemi të përfundoj së më shpejt që të rikthehen përsëri në fushë./IndeksOnline/.
