75 Mall Live Search
16:31 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Dallku: Drita ishte me fat, fusha nuk ishte për futboll

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka fituar derbin ndaj Prishtinës me rezultatin 2:1, me golat e Rexhës dhe Fazliut, kurse për mysafirët shënoi John.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Armend Dallku u ankua në fushën e stadiumit në Gjilan.

Nuk dua të justifikohem por në këtë fushë nuk zhvillohet ndeshje si për ne ashtu edhe për Dritën.

Nuk krijuam raste sepse fusha ishte shumë e baltosur që më vie keq për lojtarët.

Këtu ishte punë fati, ata kishin fat dhe fituan takimin, sepse për futboll këtu nuk mund të flas”, tha Dallku.

Ky i fundit, u ankua edhe në zhargitje të lojës sidomos në minutat e fundit.

Drita me këtë fitore kap pozitën e dytë, kurse Prishtina zbret në pozitën e katërt.