75 Mall Live Search
20:22 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dallku: Feronikeli na shënoi tri gola me një aksion

Prishtina vazhdon me rezultatet e dobëta në Superligë.

Pas barazimit ndaj Dukagjinit, skuadra nga kryeqyteti u mposht në shtëpi nga kampionët në fuqi, Feronikeli.

Trajneri Armend Dallku ka thënë se skuadrës së tij po i mungon komunikimi në fushë.

Pas rezultatit jo të mirë nga Dukagjini edhe sot është e pafalshme mënyra e pranimit të golave. Komunikimi nuk ka qenë në momentin e duhur, pasi Nikli me një aksion na shënoi të tri golat“, ka thënë Dallku për SS Kosova.

Duhet me përkundu sezonin vjeshtor dhe gjatë dimrit me shiku çfarë mundim me përmirësua“.

Po krijojmë raste por nuk jam i kënaqur me komunikimin e lojtarëve neper reparte, pasi në çdo repart duhet një lojtar që merr përgjegjësi“, përfundoi Dallku.

Prishtina në xhiron tjetër do të jetë mysafir i Llapit. /IndeksOnline/