Dallku fitoi ndaj Ferizajit, por ka shumë pakënaqësi
Prishtina është rikthyer te fitorja pasi ka mposhtur Ferizajin në udhëtim me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Superligës.
Trajneri i skuadrës, Armend Dallku është shprehur i kënaqur me fitoren, megjithatë nuk është i kënaqur me formën e lojtarëve.
“Na duhen pikët, këtë ndeshje kishim raste shumë që ta arrinim fitoren më herët”, tha fillimisht Dallku për SuperSport Kosova.
“Kundërshtari sot nuk na rrezikojë pothuajse fare përjashtim një rasti kur goditën shtyllën, por mendoj që skuadra ime sot fitoi me meritë, por neve na duhet ende përmirësime andaj duhet të rigjenerohemi para duelit ndaj Dritës”.
“Kemi probleme ne gjitha repartet e fushës te skuadra ime, sot pavarësisht që shënuam dy gola por humbëm raste të cilat mund të na kushtojnë”, përfundoi Dallku. /IndeksOnline/