75 Mall Live Search
19:47 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dallku flet ekskluzivisht për Indeksonline: Largimi im ndodhi pasi nuk ju kam garantuar 100% që e fitojmë kampionatin

Trajneri i njohur kosovar, Armend Dallku dje është larguar nga pozita e trajnerit të Prishtinës.

Në një prononcim për Sporti në Indeksonline, ai ka treguar arsyet e largimit nga klubi i Prishtinës.

Image may contain: Armend Dallku, playing a sport, standing, stadium and outdoor

“Arsyeja nga ana e klubit ishte që unë nuk ju kam garantuar 100% qe e fitojmë kampionatin, kushtimisht unë kam kërkuar edhe dy futbollist ne dy pozita edhe ju kam thënë qe do te jemi kompetitiv për të luftuar për titull kampioni sepse për te garantuar nuk mundem 100% sepse nuk di se kush mund të garantoj 100% pas largimit te 9 futbollistëve .Kjo ishte arsyeja sipas dy njerëzve qe e përfaqësojnë donatorin qe tani e financon klubin, Rrahman Haradini”, u shprehë ai.

Zyrtare: Dallku, trajner i Prishtinës - Epoka e Re

Tutje, Dallku foli për të ardhmen e tij dhe borxhet që klubi i Prishtinës ka karshi tij dhe ndihmësit, Artan Luzi.

FC Prishtina vlerëson trajnerin Armend Dallku - Gazeta Online INSAJDERI

Ka pas telefonata të ndryshme po nuk dua te flas në këtë drejtim sepse dua të pushoj pak sepse jam konsumuar shumë fizikishtë dhe psiqikisht gjatë kësaj kohe sa isha në ekip sepse kur e kam marr ekipin ,ishte në gjendje shumë të keqe financiare dhe morali i lojtarëve ishte shumë poshtë edhe më është dashtë shumë punë dhe angazhime me e ngrit ekipin në këmbë edhe me arrit me qenë konkurrues kështu që në fillim të javës së ardhshme kemi takim un dhe ndihmësi im Artan Luzi për ta zgjedhur punën e borxheve dhe zgjedhjen e kontratës aktuale që e kemi që ka klubi karshi nesh”, përfundoj ai.

Prishtina Football Club

Dallku ishte trajner i Prishtinës këtë sezon dhe arriti ta fitoj Kupën e Kosovës duke ja siguruar pjesëmarrjen në fazën preliminare të Evropa Ligës./Indeksonline/