Dallku: Kundërshtarin e kemi goditur në këtë formë!

Prishtina ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës pasi në finale mposhti me rezultatin 1:0, ekipin e Ballkanit.
Pas triumfit në Kupë, trajneri i Prishtinës, Armend Dallku tha se ndeshja ishte përgatitur mirë nga ana e tij.
“Është ndjenjë e papërshkrueshme që ta përjetoj si trajner Kupën. E kam fituar me Prishtinën edhe si lojtar. E kemi përgatitur mirë ndeshjen. Kundërshtarin e kemi goditur nga krahët me Otto Johnin dhe Gauthier Mankendan”, u shpreh Dallku.
“Në dy ndeshjet e fundit i kemi pushuar lojtarët për t’i ruajtur për këtë ndeshje. Kjo doli shumë pozitive. Sot ishim më mirë me vrapime dhe me çdo gjë tjetër”, shtoi ai.
Është ky trofeu i shtatë i fituar nga Prishtina në kuadër të Kupës së Kosovës.
Me Kupën e fituar, Prishtina siguron edhe daljen në Evropë, ku do të luajë në parakualifikime të Ligës së Evropës.