75 Mall Live Search
15:14 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / A. A

Dallku: Me pak fat mund të shkojmë në finale

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka falënderuar futbollistët e tij, që kryen detyrat me sukses për ta mposhtur Drenicën në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Ish-trajneri i Prishtinës, deklaroi se Dukagjini ka synim kryesor të inkuadrohet në Superligë, por do ta kërkojë suksesin edhe në Kupë.

“Së pari desha ta uroja qytetin e Klinës, futbollistët. Ishte fitore me meritë, sepse kundërshtari nuk na rrezikoi. Ishim më të mirë në lojë, po ashtu shumë të kujdesshëm në mbrotjen. Plani ynë na doli. Kualifikimi është shumë i rëndësishëm për ne dhe shumë i merituar”

“Synim yni është inkuadrimi në Superligë. Në Kupë do t’ia bojmë hyzmetin. Nëse do të kemi fat në short, besoj se do të shkojmë në finale. Në do t’ia bëjmë hyzmetin në dy frontet. Ka pasur shumë zëra se Dukagjini do të luajë me ekipin e dytë, por ne treguam në fushë me paraqitje dhe merituam fitoren”, deklaroi Dallku.

/Indeksonline/