Dallku mohon se është shitur loja, thotë se ky lloj manipulimi do të jetë njollë e keqe për Prishtinën
Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku beson se është manipulim pretendimi i disa personave se Prishtina e ka shitur lojën.
Për Indeksonline, Dallku tha se ndjehet keq që kanë ardhur në një situatë të tillë që të etiketohen për shitje të ndeshjes, por kapiteni më shumë ndjenë keqardhje që ky etiketim ka ardhur nga persona që janë afër klubit
Kapiteni i Prishtinës si fajtorë për këto akuza ndaj klubit të kryeqytetit i sheh edhe analistët, e të cilët ai i quan pseudo-analistë, ku sipas tij ata nuk e kanë goditur topin as njëherë, apo që kanë luajtur pesë lojë, e as nuk kanë dalë ndonjëherë jashtë Kosovës, por kanë bërë analiza.
Sipas tij nuk ka pasur arsye për manipulime, por ai tha se kjo “njollë” për ndeshjen e shitur do të mbetet gjithmonë, sepse edhe gazetat jashtë Kosovës kanë raportuar për këtë , dhe kjo gjë do ta përndjek klubin e Prishtinës sa herë që ka ndeshje jashtë vendit.
Armend Dallku po ashtu u tregua i gatshëm që të përballet me të gjithë ata që e kanë vënë këtë gjë në dyshim, dhe tu ju jap argumente se çfarë ka ndodhur përgjatë tri viteve sa ka qenë pjesë e Prishtinës./Indeksonline/