Dallku: Nuk më interesojnë kundërshtarët, ne po bëjmë punën tonë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen ndaj Ferizajit duke fituar me rezultat 8-1.
Trajneri i skuadrës nga kryeqyteti, Armend Dallku është shprehur shumë i kënaqur me lojën derisa ka thënë se ata do të bëjnë punën pavarësisht rezultateve të kundërshtarëve.
“Jam shumë i kënaqur që ndeshja u shpërnda në të gjithë skuadrën. Do të luftojmë deri në fund për objektivat tona“, ka thënë Dallku.
“Nuk jam ithtar me i pa kundërshtarët se çfarë bëjnë, është një gjë e mirë që ata kanë barazuar por ne duhet të shohim dhe ti bëjmë punët tona. Nëse dikush na bën ndonjë dhurat si sot atëherë jan të mirëseardhur“, ka përfunduar trajneri i Prishtinës.
Kjo fitore ishte nga më të thellat në vitet e fundit në futbollin kosovar. /IndeksOnline/