14:14 / E Enjte, 13 Maj 2021 / Blerim

Dallku: Treguam karakter, krenar me djemtë!

Armend Dallku është shprehur tejet i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, KF Dukagjini në finalen e Kupës së Kosovës.

Klubi nga Klina pësoi humbje nga penalltitë kundër Llapit, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ – Prishtinë, shkruan IndeksOnline

Përmes rrjeteve sociale, trajneri Dallku u shpreh i lumtur dhe krenar me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Krenar me djemtë e ekipit. Krenar me drejtuesit tanë. Krenar me tifozët tanë. Krenar me punën tonë që kemi bërë. Treguam karakter dhe luftën e pakompromis! Lufta vazhdon.”, ka shkruar Daku.