20:36 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Dalsh faqebardhë”, Daut Haradinaj në përkrahje të Veselit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë sot se ka pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar më 4 dhjetor në Hagë.

Ai tha se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, transmeton Indeksonline.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Daut Haradinaj, i cili e përkrahu Kadri Veselin.

Si për çdo luftëtarë, ashtu edhe për Kadri Veselin kam qenë dhe do jem në përkrahje. Të priftë e mbara i nderuar, dalsh faqebardhë“, shkroi Haradinaj.